Kalo te përmbajtja / Skip to content
Diasporë

Granit Xhaka reagon fuqishëm kundër dënimit të Hagës ndaj krerëve të UÇK-së

AutoktonPublikuar më 17.9.2026Përditësuar më 25.9.2026Lexim prej 1 minutash

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, , ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Xhaka ka publikuar në “Instagram Story” një fotografi ku shihen , , dhe Jakup Krasniqi, ndërsa në imazh shkruhet mesazhi: “Luftuan në tokën e tyre, për lirinë e atdheut. Liria ka emër”.

Postimi i futbollistit kosovar vjen pas vendimit të së mërkurës, më 16 shtator, kur Gjykata Speciale në Hagë shpalli aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Gjykata i shpalli ata fajtorë për vepra që lidhen me krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Reagimi i Xhakës vjen në një moment kur vendimi i Hagës ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe në mesin e figurave të njohura shqiptare, përfshirë edhe sportistë.

Xhaka njihet për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj çështjes kombëtare dhe figurave historike të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm