Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

63 minatorë mbesin të ngujuar në horizontin e 11-të Trepçës

AutoktonPublikuar më 7.10.2026Përditësuar më 7.10.2026Lexim prej 1 minutash

Raportohet se 63 është numri i minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.Më herët, “Mitropol” raportoi se mbi 50 minatorë dyshohej se kishin mbetur të ngujuar në këtë pjesë të minierës.

Sipas burimeve të këtij portali lokal nga Mitrovica, ngujimi ka ndodhur si pasojë e djegies së trafosë së rrymës në Tunelin e Parë.Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen zjarrfikësit, ndërsa dalja e minatorëve nga horizonti ku kanë mbetur të ngujuar pritet të zgjasë.

“Mitropol” më herët kishte kontaktuar edhe me kryeshefin e Trepçës, Faton Ahmetin, i cili ka thënë se do të mund ta konfirmonte saktë numrin e minatorëve sapo të merrte informatat nga vendi i ngjarjes. Ai ka bërë të ditur se do të kontaktohet sërish sonte për detaje të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm