Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Arianit Koci dërgon në Kushtetuese njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit: “Afati për zgjedhjen e Presidentit përfundonte më 6 tetor”

AutoktonPublikuar më 7.10.2026Përditësuar më 7.10.2026Lexim prej 1 minutash

Avokati ka njoftuar se sot ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për, siç pretendon ai, moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26.

Koci thotë se kishte përcaktuar qartë se procedura për duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026.

Sipas tij, të dhënat publike tregojnë se votimi për zgjedhjen e Presidentit ka vazhduar edhe pas mesnatës, duke ngritur kështu çështjen e respektimit të afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja.

Koci i referohet edhe nenit 226 të aktgjykimit, ku, sipas tij, Gjykata ka përcaktuar pasojën juridike në rast të mosrespektimit të afatit – shpërndarjen e Kuvendit.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme. Pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri”, ka deklaruar Koci.

VIDEO

Artikuj të ngjashëm