Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë

AutoktonPublikuar më 16.8.2026Përditësuar më 16.8.2026Lexim prej 1 minutash

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka arrestuar të dielën në Zveçan personin me inicialet I.M., i dyshuar për disa vepra penale që lidhen me dhunën e majit të vitit 2023.

Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, I.M. dyshohet për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese” dhe “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.

I.M. është arrestuar pas një sërë veprimesh hetimore të ndërmarra nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë majit të vitit 2023.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se do të ndërmarrin veprimet e mëtejshme procedurale në përputhje me ligjin. /Betimi për Drejtësi

Artikuj të ngjashëm