Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Arrestohet një serb në Fushë-Kosovë, dyshohet se kërcënoi banorët se do t’i hidhte në erë, ndërhyjnë Njësitë Speciale

AutoktonPublikuar më 13.10.2026Përditësuar më 13.10.2026Lexim prej 1 minutash

Një person nga komuniteti serb raportohet se është arrestuar mbrëmjen e së martës në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se kishte kërcënuar banorët se do t’i hidhte në erë.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar forca të shumta të Njësive Speciale të , ndërsa të pranishme kanë qenë edhe ekipet e zjarrfikësve dhe të emergjencës mjekësore.

Mësohet se operacioni policor është zhvilluar në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në Fushë-Kosovë, ku janë parë pjesëtarë të shumtë të Policisë.

Reklamë

Personi i dyshuar raportohet se është arrestuar gjatë ndërhyrjes policore.

Ende nuk dihen motivet e kërcënimit dhe nëse i dyshuari posedonte mjete shpërthyese apo sende të tjera të rrezikshme.

Deri në publikimin e këtij lajmi, Policia e Kosovës nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar lidhur me arrestimin dhe rrethanat e plota të incidentit.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë