Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Arrestohet shtetasi serb në Jarinjë, dyshohet se ofroi 10 euro ryshfet

AutoktonPublikuar më 4.9.2026Përditësuar më 24.9.2026Lexim prej 1 minutash

Policia ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi dyshohet se i ka ofruar 10 euro ryshfet një zyrtari policor kufitar.

I njëjti dyshohet se ka ofruar paratë me qëllim që t’i mundësohej vajzës së tij hyrja në Kosovë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

‘Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor kufitar në mënyrë qe t’i mundësohet vajzës se tij hyrja në Kosovë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Artikuj të ngjashëm