Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Arrihet marrëveshja me PDK-në, Policia pranon të largohet nga sheshi

AutoktonPublikuar më 5.10.2026Përditësuar më 5.10.2026Lexim prej 1 minutash

Pas tensioneve të shumta gjatë mbrëmjes në Prishtinë, është arritur një marrëveshje për qetësimin e situatës.

Sipas informacioneve të Infokus nga terreni, Policia ka pranuar të tërhiqet nga sheshi dhe të mos vazhdojë ndërhyrjen ndaj protestuesve.

Marrëveshja vjen pas bisedimeve mes përfaqësuesve politikë dhe drejtuesve të Policisë në terren, pas disa orësh tensionesh dhe përdorimit të gazit lotsjellës.

Tashmë ka nisur lirimi i sheshit nga forcat policore, ndërsa situata pritet të qetësohet./ gazetainfokus.com

Artikuj të ngjashëm