Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Blerim Isufaj dështon: Supremja e hedh poshtë ankesën e tij për shkarkim nga posti i kryeprokurorit special

AutoktonPublikuar më 27.10.2026Përditësuar më 27.10.2026Lexim prej 1 minutash

Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë ankesën e , për shkarkimin nga posti i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

Këshilli Prokurorial më 2 tetor vendosi për shkarkimin e Isufajt. Ai u ankua në Supreme, në bazë të Ligjit për Përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve. E Supremja ka vlerësuar se vendimi i KPK-së është akt administrativ dhe jo vendim disiplinor, prandaj ligjshmëria e tij duhet të shqyrtohet në procedurën e konfliktit administrativ.

“Për këto arsye, duke qenë se nuk ekziston bazë e mjaftueshme ligjore për ushtrimin e kompetencës së veçantë të Gjykatës Supreme, të përcaktuar me nenin 15 të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, kolegji i Gjykatës Supreme ka vendosur që ankesën e ankuesit ta hedhë si të palejuar”, thuhet në njoftim.

KPK-ja pati konstatuar se nën kohën e Isufajt, ka pasur keqmenaxhim të Prokurorisë Speciale; jokompetenca në ushtrimin e funksionit të kryeprokurorit; dështim në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara dhe mospërmbushje e standardeve të kërkuara të performancës.

Ai ka qenë fytyra më e kritikuar në Prokurori nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet. Isufaj qe votuar nga Këshilli Prokurorial për Kryeprokuror të Shtetit, por atëkohë procesi mbeti pezull dhe nuk qe dekretuar nga ish-presidentja .

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë