Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

AutoktonPublikuar më 27.10.2026Përditësuar më 27.10.2026Lexim prej 1 minutash

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake, Selvije Morina Zejnaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të pandehurit Sylaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, transmeton IndeksOnline.

Masa e paraburgimit llogaritet nga data 25.10.2026, në ora 20:00, deri me 24.11.2026, në ora 20:00.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të aktvendimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit nëpërmjet Gjykatës Themelore në Pejë.

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë