Buzhala: Pse Rama u intervistua vetëm pas shkarkimit të Isufajt? Të dy kanë të njëjtin avokat

Gazetari Mentor Buzhala ka reaguar lidhur me intervistimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për rastin “Arkitekti i Kryeqytetit”, duke ngritur pikëpyetje për kohën kur është ftuar nga Prokuroria.
Buzhala pretendon se Rama dhe ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, përfaqësohen nga i njëjti avokat, ndërsa thekson se nuk po pretendon lidhje mes këtyre zhvillimeve.
Postimi i plotë i Mentor Buzhalës:
Për më shumë se dy vjet, rasti i njohur si “Arkitekti i Kryeqytetit” ka qëndruar në Prokurori, pa u intervistuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria Speciale drejtohej nga Blerim Isufaj, ndonëse lëndën e trajtonte një prokuror tjetër.
Por, tek pas shkarkimit të Isufajt, Rama është ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.
Këtu kemi një detaj interesant. Përparim Rama dhe Blerim Isufaj kanë të njëjtun avokat. I njëjti avokat që mbron Isufajn në padinë ndaj Këshillit Prokurorial, mbron edhe Ramën në rastin e “Arkitektit të Kryeqytetit”.
Nuk po pretendoj se këto zhvillime kanë ndonjë lidhje mes vete. Muzallah. Por, befasia qenka e këndshme.
Artikuj të ngjashëm


Gazmend Hoxha reagon pasi dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë

