Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Gazmend Hoxha reagon pasi dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë

AutoktonPublikuar më 30.10.2026Përditësuar më 30.10.2026Lexim prej 1 minutash

Drejtori i përgjithshëm i , , dha dorëheqje më 30 tetor, pesë ditë pas vrasjes së – rast që nxiti protesta dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse veprimi i tij lidhet me trajtimin institucional të këtij rasti, Hoxha tha se “lidhet me dorëheqje morale”.

Megjithatë, ai nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse me këtë nënkupton se ndien përgjegjësi për lëshimet institucionale në trajtimin e rastit.

Reklamë

Më herët gjatë ditës, Zyra e Kryeministrit njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e Hoxhës dhe e kishte liruar atë nga detyra.

Me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti caktoi Fehmi Hotin ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij”, u tha në njoftim.

Qeveria nuk dha arsye për dorëheqjen e Hoxhës.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë