Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Dy shtetas të Shqipërisë vjedhin paratë e bamirësisë në një xhami të Lipjanit

AutoktonPublikuar më 6.9.2026Përditësuar më 24.9.2026Lexim prej 1 minutash

Dy shtetas të Shqipërisë kanë hyrë në një xhami të Lipjanit dhe me mjet të fortë kanë hapur arkën e bamarësisë dhe kanë vjedhur një shumë parash.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të premtën, rreth orës 14:05.

Bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit janë dërgua ne mbajtje.

“Lipjan / 05.09.2026 – 14:05. Dyshohet se dy persona meshkuj shqiptar shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë hyrë në objektin fetar (xhami) dhe me mjetë të fort kanë hapur dhe vjedhur një shumë parash nga arka e bamirësisë. Pas një hetimi policore janë arrestua dhe urdhër të Prokurori janë dërgua ne mbajtje”, thuhet në raport.

Burimi: /Kosovapress/

Artikuj të ngjashëm