Eksperti i sigurisë kimbernetike: Po tentohet me metoda ruse në prag të vendimit në Hagë të destabilizohet Kosova

Eksperti i sigurisë kibernetike, Halil Berisha, ka ngritur alarmin për një aktivitet të dyshimtë të profileve false në rrjetet sociale, të cilat, sipas tij, po veprojnë në mënyrë të organizuar për të nxitur dhunë dhe përçarje në Kosovë.
Berisha, përmes një postimi në Facebook
ka ngrotur alarmjn se aktiviteti i këtyre profileve është intensifikuar pikërisht në kohën kur pritet vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë. Ai thotë se metodologjia e veprimit të tyre është shumë e ngjashme me metoda që janë përdorur në të kaluarën nga inteligjenca ruse në fushata ndikimi dhe përçarjeje, përfshirë edhe raste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Berisha ka theksuar se lufta hibride dhe kibernetike është bërë gjithnjë e më e pranishme dhe se operacione të tilla shpesh zhvillohen përmes të ashtuquajturave “troll farms”. Sipas tij, në raste të mëhershme është dëshmuar se rrjete të tilla kanë pasur origjinë ose lidhje me Rusinë dhe me vende mike të saj, përfshirë Serbinë.
Nga hulumtimi i tij, Berisha thotë se profilet e identifikuara veprojnë në mënyrë të koordinuar, duke shpërndarë dezinformata dhe duke postuar e komentuar kryesisht në faqet e mediave dhe te personat me ndikim publik.
Ai pretendon se analiza e mënyrës së funksionimit të këtyre profileve ka nxjerrë në pah metoda veprimi të ngjashme me ato të përdorura më parë në fushata ruse të ndikimit dhe përçarjes.
Eksperti i sigurisë kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos bien pre e thirrjeve apo dezinformatave të rrezikshme, ndërsa ka kërkuar që edhe institucionet e Kosovës t’i kenë parasysh këto profile dhe aktivitetin e tyre.
Berisha ka publikuar edhe hulumtimin me profilet e identifikuara, komentet dhe thirrjet e tyre, si dhe mënyrën se si, sipas analizës së tij, ato veprojnë në rrjetet sociale.



Artikuj të ngjashëm

“Ky vend e tradhtoi”: Endrit Thaçi shpërndan fjalimin e Edi Ramës nga ShBA-ja


