Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Familjarët e Thaçit, Veselit e Krasniqit i kthejnë përgjigje Haxhiut: Presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit

AutoktonPublikuar më 23.9.2026Përditësuar më 25.9.2026Lexim prej 1 minutash

Gjatë ditës së djeshme ushtruesja e detyrës së presidentës i ka bërë ftesë familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së për një takim pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Mirëpo në një përgjigje ata kanë kërkuar nga Haxhiu që takimi të zhvillohet pas një vendimi nga .

Letra është bërë publike nga ana e djalit të , Altini përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Postimi i plotë:

Letër e familjeve Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

Ne, familjet e , Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, bëjmë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente.

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për popullin e Kosovës për mbështetjen, solidaritetin dhe qëndrimin e tij të vazhdueshëm ndaj procesit gjyqësor në Hagë.

Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara.

E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit.

Artikuj të ngjashëm