Gjesti i veçantë i dy prindërve nga Drenasi, kontribuojnë për përmirësimin e kushteve në shkollë

Shkolla “Arif Shala” në Korroticë të Poshtme të Drenasit ka shprehur mirënjohje për prindërit Alban Brahimi dhe Fitim Ramadani, si dhe fabrikën e ngjyrave “Gemix”, për kontributin në përmirësimin e hapësirave të brendshme të objektit shkollor.
Falë mbështetjes së tyre, janë realizuar punimet për ngjyrosjen e hapësirave të brendshme të shkollës, me qëllim krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të përshtatshëm për nxënësit dhe stafin, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës thuhet se ky kontribut dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet prindërve, komunitetit dhe institucionit shkollor.
Në shenjë vlerësimi për mbështetjen e dhënë, shkolla u ka ndarë mirënjohje kontribuuesve, duke i falënderuar për gatishmërinë dhe përkushtimin në përmirësimin e kushteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor./Albanian Education
Artikuj të ngjashëm

Pas reshjeve vjen kthesa e motit, Rugova tregon çfarë na pret ditëve në vijim

Jashari dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen për Shërbim Vetëmohues

