Organizatori u tërhoq nga protesta kundër Qeverisë Kurti, thotë se duhej të lajmërohej 96 orë përpara
AutoktonPublikuar më 3.11.2026Përditësuar më 3.11.2026Lexim prej 1 minutash

Protesta e paralajmëruar kundër Qeverisë Kurti, e cila ishte thirrur të mbahej sot, nuk u zhvillua.
Këtë e kanë bërë të ditur organizatorët përmes një njoftimi në Facebook, ku kanë sqaruar se protesta nuk mund të mbahet për shkak të detyrimit ligjor që ajo të lajmërohet 96 orë përpara.
“Ju njoftojmë se sot nuk do të mbahet protestë, për shkak të detyrimit ligjor që protesta të lajmërohet 96 orë përpara”, thuhet në njoftim.
Organizatorët kanë bërë të ditur se për protestën e radhës qytetarët do të njoftohen me kohë.
Reklamë
Protesta kundër Qeverisë Kurti ishte paralajmëruar edhe më 1 nëntor, ndërsa tashmë është shtyrë edhe protesta e planifikuar për sot.
Artikuj të ngjashëm

Kosovë
Jashari dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen për Shërbim Vetëmohues
Lexim prej 1 minutash



Reklamë