Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

I dyshuari për rastin e Arlinda Zekajt kishte dosje të rëndë në Policinë e Kosovës

AutoktonPublikuar më 26.10.2026Përditësuar më 26.10.2026Lexim prej 2 minutash

Ministri i Brendshëm, , ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt paraprakisht kishte një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës.

Sveçla ka ngritur shqetësime për vendimet që, sipas tij, çuan në ndarjen e Arlindës nga fëmija dhe privimin e saj nga prona, duke thënë se në vend që të mbrohej viktima, situata kishte marrë drejtim të kundërt.

“Ishte e privuar nga fëmija i saj. Si një institucion ka marrë vendim që ta ndajë fëmijën nga nëna e t’ia japë babait, i cili pastaj këtë përgjegjësi ia delegon vëllait të tij, i cili paraprakisht ka një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës. Kurse ligji thotë që pothuajse automatikisht besimi për fëmijën i takon nënës”, ka deklaruar Sveçla në seancën e sotme.

Reklamë

Ai ka folur edhe për çështjen e pronës, duke thënë se, sipas informacioneve që ka, prona i përkiste çiftit.

“Ajo është privuar nga prona, sipas informacioneve, prona ka qenë e çiftit. E bashkëshortit dhe bashkëshortes. Si dikush ka vendosur që ajo të privohet nga prona është e çuditshme po ashtu, në vend se dhunuesi dhe kërcënuesi të arrestohet kurse e kërcënuara të jetë e sigurt në pronën e saj, me fëmijën e saj, ka ndodhur e kundërta”, ka thënë ministri.

Sveçla e ka cilësuar humbjen e jetës si privimin më të rëndë, ndërsa ka bërë të ditur se institucionet e sigurisë janë angazhuar për arrestimin sa më të shpejtë të të dyshuarit.

“Privimi më i rëndë është ai nga jeta. Ne jemi angazhuar maksimalisht që krimineli të arrestohet sa më shpejt”, ka deklaruar ai.

Ministri ka bërë të ditur se, me kërkesën e tij, rasti është ngritur në nivelet më të larta të . Po ashtu, ka kërkuar që çështja të trajtohet nga dhe jo nga ajo rajonale.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë