Ndërron jetë hoxha i njohur nga Kosova
AutoktonPublikuar më 26.10.2026Përditësuar më 26.10.2026Lexim prej 1 minutash

Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, i cili për shumë vite kontribuoi në arsimin dhe jetën fetare në Kosovë.
Ai kreu studimet në Medresenë “Alauddin” dhe në Universitetin Islamik në Medinë. Gjatë karrierës së tij shërbeu si imam, ligjërues dhe mësimdhënës, ndërsa në vitin 2008 u zgjodh drejtor i Medresesë “Alauddin”, detyrë të cilën e ushtroi për dy mandate.
Bahri Simnica do të kujtohet për përkushtimin ndaj dijes, edukimit dhe shërbimit fetar.

Reklamë
Artikuj të ngjashëm
Reklamë



