Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Ish Ministrja e Jashtme për Ramën: Një lider që nuk është i dobishëm për kombin, nuk mund t’u shërbejë as qytetarëve të vet

AutoktonPublikuar më 16.10.2026Përditësuar më 16.10.2026Lexim prej 1 minutash

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, , ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, , duke e akuzuar se vitet e fundit nuk i ka shërbyer interesave shqiptare.

Haradinaj, duke folur për qëndrimin e Ramës ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës dhe sulmeve nga grupet kriminale, tha se nga kryeministri shqiptar pritej më shumë mbështetje për Kosovën.

“Edi Rama e ka dëshmuar që është një lider i cili nuk i ka shërbyer interesave shqiptare, sidomos viteve të fundit. Ju e dini që gjatë incidenteve dhe sulmeve të bandave kriminale të Vuçiqit në veri vetëm pak vite më parë, ne kemi parë Edi Ramën, prej të cilit prisnim jo vetëm solidarizim simbolik, por mbështetje për Kosovën si shtet anëtar i NATO-s”, deklaroi Haradinaj.

Reklamë

Ajo theksoi se qëndrimi i një lideri ndaj interesave kombëtare është i rëndësishëm edhe për mënyrën se si ai u shërben qytetarëve të vendit të tij.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë