Katedralja i bën bashkë Albin Kurtin e Përparim Ramën
AutoktonPublikuar më 5.9.2026Përditësuar më 24.9.2026Lexim prej 1 minutash

Mesha për Nënë Terezën në Katedralen në Prishtinë i bëri bashkë sot në rendin e parë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Rama së fundmi ka ashpërsuar kritikat ndaj Kurtit, duke e akuzuar për qasje autokratike, si dhe për bllokim të komunave që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Celebrimi solemn i sotëm në Katedralen që mban emrin e Nënë Terezës është udhëhequr nga Sh. T. Mons. Italo Dell’Oro, përfaqësues i Konferencës Ipeshkvore në SHBA.
Çdo vit më 5 shtator shënohet përvjetori i vdekjes së saj së Nënë Terezës.
Artikuj të ngjashëm

Kosovë
“Ky vend e tradhtoi”: Endrit Thaçi shpërndan fjalimin e Edi Ramës nga ShBA-ja
Lexim prej 1 minutash


