Këmbësoria e FSK-së zhvillon trajnime, gara dhe ushtrime për gatishmëri
AutoktonPublikuar më 12.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Regjimentet e këmbësorisë së Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme trajnuese, përgatitore dhe garuese.
Aktivitetet janë zhvilluar në kuadër të planifikimeve të regjimenteve të këmbësorisë dhe kanë pasur për qëllim avancimin e aftësive individuale dhe ekipore të pjesëtarëve.
Sipas FSK-së, gjatë këtyre aktiviteteve është synuar forcimi i përgatitjes fizike dhe psikologjike, përsosja e shkathtësive ushtarake, si dhe zhvillimi i punës ekipore, disiplinës, koordinimit dhe reagimit efektiv.
Përkushtimi dhe angazhimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të FSK-së, sipas njoftimit, dëshmojnë rëndësinë që i kushtohet përgatitjes profesionale, disiplinës, bashkëpunimit dhe gatishmërisë për përmbushjen me sukses të detyrave.
Artikuj të ngjashëm

Kosovë
“Ky vend e tradhtoi”: Endrit Thaçi shpërndan fjalimin e Edi Ramës nga ShBA-ja
Lexim prej 1 minutash


