Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Kurti në podcast me gjeneralin francez: Jemi shtet i ri, por popull i lashtë, pasardhës të ilirëve

AutoktonPublikuar më 3.9.2026Përditësuar më 22.9.2026Lexim prej 1 minutash

Ai intervistoi Kurtin këtë verë në Kryeministri dhe në fillim të bisedës përmendi Deklaratën e Pavarësisë, e cila është e ekspozuar në mur. Derisa e pyeste Kurtin për ambiciet e Kosovës për t’iu bashkuar BE’së, Trinquand vuri në pah se Kosova është shtet i ri.

Në përgjigje Kurti tha se ndonëse shteti është i ri, populli është i lashtë dhe është pasardhës i ilirëve.

“Tetëmbëdhjetë vjet më parë shpallëm pavarësinë. Që atëherë, Kosova është njohur nga më shumë se njëqind shtete në mbarë botën. Është interesante të përmendet se, megjithëse jemi një shtet i ri, ne jemi një popull i lashtë. Njerëzit në Kosovë e ndiejnë veten autoktonë, që vijnë nga ilirët e lashtë. Që nga lashtësia, ilirët dhe grekët kanë jetuar krah për krah në këtë rajon. Më pas kemi kaluar nëpër perandori të ndryshme – Perandorinë Romake, Perandorinë Bizantine dhe Perandorinë Osmane – dhe kemi përjetuar një shekull të 20-të shumë të trazuar”, tha Kurti.

Ai tha se pavarësia për popullin e Kosovës nuk nënkuptonte vetëm liri, por edhe një mundësi për zhvillim ekonomik.

Artikuj të ngjashëm