Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Kurti: Sot do ta marrim një vendim të rëndësishëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, na duhet organizim e strategji kombëtare

AutoktonPublikuar më 14.10.2026Përditësuar më 14.10.2026Lexim prej 1 minutash

Kryeministri paralajmëroi se sot në një mbledhje të Qeverisë do të merret “një vendim i rëndësishëm” në lidhje me angazhimin e shtetit në mbrojtje të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti tha në fillim të një mbledhjeje të Qeverisë se Ekzekutivi “do të vazhdojë” t’i mbështesë , , dhe Jakup Krasniqin, të cilët Gjykata Speciale në Hagë më 16 shtator i shpalli fajtorë, duke i dënuar për krime lufte me nga 13 deri në 25 vjet burgim.

“Siç kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, Qeveria do të vazhdojë, me mjetet që i ka në dispozicion, t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e Apelit, ku presim korrigjimin e kësaj padrejtësie”, tha Kurti.

Reklamë

Ai tha se “për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, duhet një strategji e mirëmenduar”.

“Fillimisht duhet një analizë e thellë pas aktgjykimit në formën e tij të plotë që të veprojmë përpara”, tha Kurti.

“Në Apel na duhet suksesi, e për këtë gjë nevojitet organizim e strategji shtetërore e kombëtare. Prandaj sot do të marrim një vendim përkatës të rëndësishëm”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë