Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Ky është 32-vjeçari që përfundoi në ndaIim pas postimit për “pIumbin” ndaj Donika GërvaIIës

AutoktonPublikuar më 19.9.2026Përditësuar më 24.9.2026Lexim prej 1 minutash

Një postim i publikuar në Facebook ka çuar në intervistimin dhe më pas ndalimin e një 32-vjeçari në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “Kanosja”.

Më 18 shtator, hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë intervistuar Patriot Ibrahimin, lidhur me një postim të publikuar nga profili i tij në Facebook.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, postimi i referohej dhe Vudi Xhymshitit, ndërsa përmbante formulime që hetuesit i kanë trajtuar si kanosëse, përfshirë referenca për “plumbin” dhe vendin “ku me rrok”.

Pas intervistimit të të dyshuarit, për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e cila ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm