Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Lajm i rëndë, viktima e aksidentit me motoçikIetë është tiktokeri 29 vjeçar Laurent Krasniqi

AutoktonPublikuar më 2.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20 dhe në të janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla, ka konfirmuar se 29-vjeçari është sjellë nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë pa shenja jete.

Pavarësisht masave të reanimimit nga ekipi kujdestar, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa vdekja është konstatuar në orën 21:40.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se hetimet për rrethanat e aksidentit po zhvillohen nga Njësiti Rajonal i Trafikut.

Krasniqi ishte bërë i njohur fillimisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa më pas kishte marrë pjesë edhe në Big Brother VIP Kosova. /Urgjent.com/

Artikuj të ngjashëm