Latifi: Në Vushtrri, katolikëve po u ndalohet kisha si në vitin 1671

Profesori Blerim Latifi ka reaguar ndaj kundërshtimeve për ndërtimin e një kishe katolike në territorin e Vushtrrisë, duke e lidhur situatën e sotme me një dëshmi historike nga shekulli XVII.
Latifi ka sjellë në vëmendje relacionin e Shtjefën Gasprit, i cili në vitin 1671 kishte vizituar Dioqezën e Shkupit për të raportuar në Romë mbi gjendjen e katolikëve në territoret e sotme të Kosovës dhe të Shkupit. Sipas tij, Gaspri kishte evidentuar se katolikët në Prishtinë dhe Vushtrri e mbanin meshën fshehurazi në shtëpi private, madje duke vendosur roje për t’i paralajmëruar në rast rreziku.
Duke komentuar zhvillimet e fundit, Latifi ka thënë se, edhe pse kanë kaluar shekuj dhe Kosova sot është shtet i lirë e demokratik, katolikët në Vushtrri po përballen përsëri me kundërshtime për të pasur objektin e tyre fetar.
Ai ka theksuar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton lirinë e besimit dhe të drejtën e komuniteteve fetare për të pasur tempujt e tyre, pavarësisht numrit të besimtarëve. Latifi ka kritikuar institucionet për moszbatimin e këtyre garancive kushtetuese, duke vlerësuar se Kushtetuta po humb rëndësinë e saj në praktikë.
Artikuj të ngjashëm


“Ishte amaneti i babait tonë”, familja Musa dhuroi tokën për kishën në Zogaj

