Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Latifi: Të protestosh kundër një tempulli të krishterimit me flamurin e Kastriotit është injorancë

AutoktonPublikuar më 23.8.2026Përditësuar më 23.8.2026Lexim prej 1 minutash

Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas protestës së sotme kundër ndërtimit të kishës katolike në fshatin Zogaj të Vushtrrisë.

Ai ka kritikuar faktin që gjatë protestës është përdorur flamuri i UÇK-së, duke theksuar se ai është flamuri kuq e zi, i lidhur me Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

“Duhet të jesh shumë injorant e analfabet që të protestosh kundër një tempulli të krishterimit perëndimor duke tundur flamurin e Kastriotit”, ka shkruar Latifi.

Artikuj të ngjashëm