Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Momenti që preku të gjithë: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën në ceremoninë e diplomimit

AutoktonPublikuar më 6.11.2026Përditësuar më 19.11.2026Lexim prej 1 minutash

Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të , ku një nga momentet më prekëse ishte përqafimi i Jetlum Bunjakut me nënën e tij.

Jetlum Bunjaku, djali i heroit , pas diplomimit si pjesëtar i ri i Policisë së Kosovës, është përqafuar me nënën e tij, në një moment të mbushur me emocione dhe krenari.

Ai është pjesë e rreth 400 pjesëtarëve të rinj që diplomuan sot në kuadër të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës.

Babai i tij, Afrim Bunjaku, ra në krye të detyrës më 24 shtator 2023, gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke u bërë simbol i sakrificës dhe përkushtimit në shërbim të vendit.

Diplomimi i të birit, në radhët e institucionit për të cilin babai i tij dha jetën, i dha ceremonisë një dimension të veçantë emocional, duke e kthyer këtë moment në një nga pamjet më domethënëse të ditës.

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë