Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

“Nuk e heq asnjë shkronjë”; “u pajtuam të mos merrem me njëri-tjetrin”: Çka ndodhi mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe Gani Gecit?

AutoktonPublikuar më 12.10.2026Përditësuar më 12.10.2026Lexim prej 1 minutash

Gazetari dhe , janë përfshirë një përplasje të ashpër.

Përmes një postimi në Facebook, Gani Geci ka folur për aktin e pajtimin me gazetarin Mehmetaj.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka treguar se me ndërmjetësimin e deputetëve të LDK-së, dhe Fadil Hadërgjonaj, janë pajtuar që të mos merren më me njeri tjetrin në publik.

Reklamë

“Me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadergjonajt, në restorantin Garden takohen Ismet Mehmetaj, babai i Lirim Mehmetajt, vëllai i Lirimit, Rinori, dhe Gani Geci. Familjet pajtohen dhe zotohen që as Lirim Mehmetaj, as anëtarët e familjes Geci të mos merren me njëri-tjetrin, as përmes shkrimeve dhe as në televizione”, ka shkruar Geci.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili ka lënë të kuptohet se Gani Geci i ka kërkuar që ta heq statusin e tij të djeshëm për nipin e tij.

Në profilin e tij në Facebook, Mehmetaj ka bërë me dije nuk e largon asnjë shkronjë nga postimin e tij.

“Ky është postimi im i djeshëm për Fatos Gecin. Ky postim vazhdon të mbetet i njëjtë siç është publikuar dje, sepse ky postim është i vërtetë. Këtij postimi e asnjë postimi tim tjetër nuk do t’i hiqet kurrë asnjë shkronjë. Unë do të vazhdoj merrem me secilin analfabet që provon të gënjejë e mashtrojë publikisht, siç jam marrë deri më sot. Veçanërisht me analfabetët e pushtetit”, ka shkruar Mehmetaj.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë