Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Shtesat për fëmijë do të rriten për 25 për qind nga janari i vitit 2027

AutoktonPublikuar më 2.11.2026Përditësuar më 2.11.2026Lexim prej 1 minutash

në Kosovë do të rriten për 25 për qind nga 1 janari i vitit 2027, ka bërë të ditur kryeministri gjatë prezantimit të sotëm të Projektbuxhetit për vitin e ardhshëm.

Kurti ka njoftuar se rritja e shtesave do të bëhet në katër faza, me nga 25 për qind çdo vit, me synimin që ato të dyfishohen deri në fund të mandatit.

Sipas planit të prezantuar, faza e parë e rritjes do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, ndërsa tri rritjet e tjera do të realizohen në janar të viteve 2028, 2029 dhe 2030.

Kryeministri ka dhënë edhe shembuj konkretë të përfitimit nga rritja e parë. Një familje me dy fëmijë, që aktualisht merr 60 euro në muaj, nga janari i vitit të ardhshëm do të përfitojë 75 euro.

Reklamë

Ndërkaq, një familje me katër fëmijë, që aktualisht merr 180 euro në muaj, do të përfitojë 225 euro pas rritjes së parë.

“Në linjë me premtimin tonë për dyfishim të shtesave për fëmijët përgjatë mandatit, kemi paraparë dhe buxhetuar rritjen graduale të shtesave në katër faza, me nga 25% çdo vit mbi shumën aktuale”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se rritjet do të vazhdojnë në fillim të secilit vit, deri në dyfishimin e shtesave për fëmijë në vitin 2030. /BuletinI Ekonomik/

Artikuj të ngjashëm

Reklamë