Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Paraqitej si zyrtar për të mashtruar qytetarët, hapte profile të rreme, arrestohet një person në Prizren

AutoktonPublikuar më 24.10.2026Përditësuar më 24.10.2026Lexim prej 1 minutash

, ka njoftuar për arrestimin e një personi në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se përmes profileve rreme në rrjete sociale, kishte arrit që të mashtrojë persona të ndryshëm duke u marrë para në formë të ndihmave sociale.

Në raport shtohet se i dyshuari në disa raste ishte paraqitur si person zyrtar dhe ka mashtruar persona duke ju premtuar që mund t’ju ndihmojë në çështje të ndryshme ligjore.

‘’PREZANTIM I RREMË

Prizren 2023-2025. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes profileve të rreme në rrjete sociale, kishte arrit që të mashtrojë persona të ndryshëm duke u marrë para në formë të ndihmave sociale, në disa raste është paraqitur si person zyrtar dhe ka mashtruar persona duke ju premtuar që mund t’ju ndihmojë në çështje të ndryshme ligjore. Me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje.’’, thuhet në raportin e PK’së.

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë