Peticion: Kërkohet paga e13-të dhe garantimi i statusit të mësimdhënësve

Këshilli Kombëtar i SBASH-it ka nisur një aksion sindikal përmes një peticioni kombëtar drejtuar Ministrisë së Arsimit, me të cilin kërkon vendosjen e pagës së 13-të për punonjësit e arsimit, garantimin e statusit të tyre ekonomik dhe juridik, si dhe hapjen e negociatave zyrtare me sindikatën.
Sipas njoftimit të publikuar nga SBASH-i, peticioni përbën hapin e parë të një aksioni sindikal, përmes të cilit synohet të kërkohet përmbushja e kërkesave të mësimdhënësve dhe punonjësve të tjerë të arsimit.
Përveç peticionit, sindikata ka paralajmëruar edhe veprime të tjera sindikale, përfshirë protesta dhe, në rast se kërkesat nuk marrin përgjigjen e duhur, edhe grevë kombëtare.
Në njoftim, SBASH-i thekson se kërkesat e tij lidhen me dinjitetin e punonjësve të arsimit, drejtësinë ekonomike, sigurinë juridike dhe respektimin e profesionit të mësimdhënësit.
Sindikatës i është drejtuar gjithashtu thirrje mësimdhënësve për organizim, solidaritet dhe mobilizim, ndërsa ka bërë të ditur se, pas përgjigjes ndaj peticionit të parë, synon të bashkëpunojë me mësimdhënësit për nënshkrimin e një peticioni tjetër kombëtar, për të cilin do të kërkohet firma e secilit mësimdhënës pjesë e sistemit arsimor shqiptar.
Deri më tani, në njoftimin e publikuar nuk janë bërë të ditura data konkrete për protestat apo grevën e paralajmëruar.


Artikuj të ngjashëm



Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim
