Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Policia e fut në xhami, banorët nuk e lejojnë imamin e BIK-ut ta falë namazin në Dumnicë/Pamje

AutoktonPublikuar më 20.10.2026Përditësuar më 20.10.2026Lexim prej 1 minutash

Tensionet për emërimin e imamit të ri në xhaminë e Dumnicës së Podujevës kanë vazhduar edhe gjatë tentimit për të kryer ritualin e faljes së namazit.

Në pamjet e siguruara nga Insajderi, shihet se si imami i emëruar nga futet në xhami me asistencën e .

Edhe hapja e derës së xhamisë dhe hyrja e tij brenda janë bërë me asistencën e zyrtarëve policorë.

Reklamë

Megjithatë, banorët që po kundërshtojnë emërimin e tij nuk e lejojnë atë ta kryejë ritualin e faljes së namazit.

Kjo situatë vjen pas kundërshtimeve të banorëve ndaj vendimit të BIK-ut për emërimin e imamit të ri. Ata kanë kërkuar që në këtë xhami të shërbejë Fidan Musliu, për të cilin, sipas organizatorit të protestës, Burim Zejnullahu, u ishte premtuar se do të emërohej në xhaminë e re.

Banorët, kanë kundërshtuar vendimin edhe përmes një peticioni me rreth 300 nënshkrime.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë