Prokuroria jep detaje për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj nga Gani Geci

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me një komunikatë për media në lidhje me rastin e kanosjes ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj nga ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci.
Në njoftim, thuhet se sipas dyshimeve “i dyshuari G.G., ka kanosur gazetarin L.M., për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij”.
Prokuroria ka bërë me dije se janë intervistuar Mehmetaj dhe Geci në lidhje me rastin.
“Në kuadër të veprimeve hetimore, janë intervistuar i dëmtuari L.M., dhe i dyshuari G.G. me qëllim të grumbullimit dhe mbledhjes së informatave relevante lidhur me rastin. Gjithashtu, Prokurori i çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe sigurimit të provave relevante për zhvillimin e procedurës së mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm


Policia në Mitrovicën e Veriut pajiset me dron profesional nga një donator

Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese
