Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Qytetarja nga Mitrovica për Kurtin: Inshallah na bie hise të kemi pak nga gjaku yt, o njeri i mirë, që kaq shumë i ke dhënë Kosovës

AutoktonPublikuar më 6.11.2026Përditësuar më 17.11.2026Lexim prej 1 minutash

Qytetarja nga Mitrovica, Xheneta Sadiku, e cila është edhe zyrtare në kabinetin e ministrit të Bujqësisë, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga takimi me kryeministrin .

Fotografia është realizuar gjatë një aktiviteti të dhurimit të gjakut, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Kurti.

Krahas fotografisë, Sadiku ka ndarë edhe fjalët që, sipas saj, ia kishte drejtuar Kurtit gjatë takimit.

Reklamë

“Inshallah na bie hise të kemi pak nga gjaku yt, o njeri i mirë, që kaq shumë i ke dhënë Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sadiku.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë