Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Rron Gjinovci: Sot në Marsh ishin 25 mijë deri në 33 mijë protestues

AutoktonPublikuar më 12.9.2026Përditësuar më 25.9.2026Lexim prej 1 minutash

Platforma Liria ka Emër tha që në Marshin për Liri morën pjesë 100 mijë qytetarë. Por, i këtij mendimi nuk është analisti . Sipas përllogaritjeve të tij kanë marrë pjesë 3 deri 4 fish më pak.

Postimi:

Fotoja ajrore (nga deputeti i PDK-së ) e kallxon Bulevardin “”, prej Sheshit “Skënderbeu” deri te Sheshi “Nënë Tereza”. Turma është e dendun në veri (të fotos), afër skenës, dhe hollohet kah jugu (i fotos).

Metoda standarde ndërkombëtare (Metoda e Jacobs-it) është e thjeshtë:
numri I protestuesve është i barabartë me sipërfaqen e zanun nga protestuesit, shumëzu me persona për m².

Sipërfaqja e matun në Google Maps: 14,271 m².

Maksimumi teorik: me 4 persona/m² kudo, simbas metodës së Jackobs-it, rreth 57,000. Jorealiste, sepse me atë dendësi askush s’mundet me lëvizë prej vendit.

Pa hapësinat boshe: parkingjet, oborret, shatërvani, kafenetë “Metropol” e “Rings”, drunjtë dhe skena zënë rreth 20-25%. Mbesin rreth 11,000 m². Edhe krejt të ngjeshun: rreth 44,000.

Realisht: dendësia mesatare sipas zonave del 2.5 deri 3.0 persona/m².
Rezultati: 25,000 deri 33,000 protestues, maksimumi teorik 57,000 protestues.

Materialet:
1. Foto ajrore e deputetit Artan Behrami;
2. Matja në GoogleMaps e sipërfaqes;
3. Krijimi i posterit shpjegus me ChatGPT.

Artikuj të ngjashëm