“Sa krenare jam për ty, mami”, vajza e Presidentes Shiroka-Pula e uron për detyrën e re
AutoktonPublikuar më 8.10.2026Përditësuar më 8.10.2026Lexim prej 1 minutash

Donika Belegu, vajza e Presidentes Justina Shiroka-Pula, ka uruar nënën e saj për pozitën e re, duke thënë se ndihet krenare për të.
Në një postim në Instagram, ajo shkroi se është një nder e “moment historik” për ta.
“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa krenare jam për ty, mami. Presidentja Justina Shiroka Pula — çfarë nderi i jashtëzakonshëm dhe moment historik. Nga vajza jote, me zemrën plot krenari. Urime, Presidente!”, shkroi ajo.



