Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

SBASHK vjen me një thirrje për mësimdhënësit

AutoktonPublikuar më 29.9.2026Përditësuar më 29.9.2026Lexim prej 1 minutash

Sindikatat e Bashkuara të Arsimit, Shkencës e Kulturës të Kosovës – SBASHK, i bën thirrje të gjithë punëtorëve të arsimit dhe anëtarësisë së saj që t’i bashkohen Marshit të 1 Tetorit, të organizuar nga platforma qytetare “”, në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës që po përballen me një gjykim të padrejtë në Hagë.

Njoftimi i SBASHK:

THIRRJE E SBASHK-ut

Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut,

Të nderuar punëtorë të arsimit,

Sindikatat e Bashkuara të Arsimit, Shkencës e Kulturës të Kosovës – SBASHK, u bëjnë thirrje të gjithë punëtorëve të arsimit dhe anëtarësisë së saj që t’i bashkohen Marshit të 1 Tetorit, të organizuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës që po përballen me një gjykim të padrejtë në Hagë.

Ky marsh është një mundësi që, të bashkuar dhe me dinjitet, të shprehim mbështetjen tonë për ata që kontribuuan në lirinë e Kosovës dhe të dëshmojmë se sakrifica dhe kontributi i tyre nuk harrohen.

📅 1 Tetor 2026

🕓 Ora 16:00

📍 Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

✊ “JO NË EMRIN TIM”

SBASHK-u fton punëtorët e arsimit të bëhen pjesë e këtij marshimi paqësor, në mbrojtje të së vërtetës, dinjitetit dhe vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës.

Të jemi bashkë në këtë ditë!

Për çlirimtarët. Për të vërtetën. Për dinjitetin e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm