Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Vjen lajmi i mirë për bujqit nga ministria e Bujqësisë

AutoktonPublikuar më 19.10.2026Përditësuar më 20.10.2026Lexim prej 1 minutash

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), njofton fermerët se për Pagesat Direkte 2026 janë pranuar gjithsej 33,460 aplikime.

Shqyrtimi administrativ i aplikimeve dhe kontrollet në terren për sipërfaqet bujqësore kanë përfunduar.

Gjatë kësaj jave do të fillojë lëshimi i vendimeve dhe realizimi i pagesave për sipërfaqet bujqësore, paralelisht me publikimin e listave të përfituesve. Më pas do të vazhdohet me pagesat për skemat e tjera të mbështetjes.

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë