Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Zana Avdiu: PDK-ja hyri në lojë për ta dobësuar Kurtin, tash s’po di si të dalë prej saj

AutoktonPublikuar më 5.10.2026Përditësuar më 5.10.2026Lexim prej 1 minutash

ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke kritikuar mënyrën se si -ja ka vepruar rreth çështjes së Gjykatës Speciale dhe .

Sipas saj, loja politike që nisi për ta kushtëzuar dhe dobësuar mund të përfundojë duke e fuqizuar atë edhe më shumë.

Postimi i plotë:

PDK-ja nuk po din si me ia lidhe kryet hallakames qe e shkaktoi vet.

E nisi me idene e zhberjes se Gjykates Speciale, e perfundoi te ndryshimi i Ligjit per Gjykaten Speciale. Pastaj, vet e futi ne kete loje edhe voten per presidentin. E tash, nuk po din si me dale prej saj.

Situata sot eshte kjo: PDK-ja duhet ta votoje nje president qe e propozon Vetevendosje, ne kembim te nje ligji qe, me shume gjase, nuk do te ndryshoje shumeçka ne realitet. Siç e tha edhe vete Kurti, nisma e tyre eshte e ngutshme dhe pasojat e saj nuk jane menduar sa duhet. E kete e din edhe PDK-ja.

Dhe, sa here opozita eshte mundu me e blloku Kurtin permes lojnave politike, ne fund ka perfundu duke e demtu veten me shume. Ashtu perfundoi LDK-ja. Tash, ne te njejten udhe ka hy edhe PDK-ja.

Por, duhet me thane se Kurti, ne kete pike, i ka duart e pastra para publikut. E pranoi propozimin e LDK-se per president. Marreveshja deshtoi pasi nje pjese e deputeteve te LDK-se nuk e pranuan kandidaturen. E pranoi edhe votimin e Ligjit. Tash, radhen me vendos e kane PDK-ja dhe AAK-ja.

Nese presidenti nuk votohet as tash, pas zgjedhjeve te reja Vetevendosja mund te dale me edhe me shume hapesire, mundesi dhe fuqi politike.

Pra, loja qe nisi per ta kushtezu e dobesu Kurtin, rrezikon te perfundoje krejt ne te kunderten: duke e fuqizu ate edhe me shume.

Artikuj të ngjashëm