Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kosovë

Zyrtarëve të misioneve të huaja u ndalohet hyrja në një dyqan në Mitrovicë, vendosin njoftimin pas vendimit të djeshëm të Speciales

AutoktonPublikuar më 17.9.2026Përditësuar më 25.9.2026Lexim prej 1 minutash

Një butik në qendër të Mitrovicës ka vendosur që nga dita e djeshme t’ua ndalojë hyrjen zyrtarëve të misioneve ndërkombëtare UNMIK dhe EULEX.

Njoftimi për ndalesën është vendosur në tri gjuhë – shqip, anglisht dhe polonisht.

Ky i fundit duket se është vendosur për t’iu përcjellë mesazhi edhe pjesëtarëve të EULEX-it, pasi një pjesë e zyrtarëve të këtij misioni në Mitrovicë janë me origjinë polake.

Për këtë çështje ka raportuar në emisionin “Ora 7” të Klan Kosova korrespondenti nga Mitrovica, Urall Boshnjaku.

Vendimi i pronarit të këtij butiku vjen si shenjë pakënaqësie lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Artikuj të ngjashëm