“Po identifikohen të gjithë shpërndarësit”! – Aldor Nini paralajmëron portalet dhe rrjetet që publikojnë videot intime

Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjete sociale dhe portale online të disa materialeve intime të personazheve publikë në vendin tonë, themeluesi i Acromac, Aldor Nini, ka paralajmëruar portalet që të mos i publikojnë materialet dhe ka bërë të ditur se kushdo që i shpërndan ato do të raportohet tek autoritetet.
Sipas tij, provat po i dërgohen njëkohësisht Drejtorisë së Policisë, e cila po merret me identifikimin e personave që i shpërndajnë këto materiale.
Nini thekson se identifikimi i shpërndarësve, qofshin portale, faqe në rrjetet sociale, gazeta apo televizione, mund të bëhet përmes të dhënave teknike dhe të kontaktit, si adresat IP, numrat e telefonit, të dhënat e vendndodhjes, adresat e emailit dhe llogaritë iCloud.




