Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kronikë

Shpallet në kërkim, Albert Sylaj – i dyshuari që ia mori jetën Arlinda Zekajt

AutoktonPublikuar më 26.10.2026Përditësuar më 26.10.2026Lexim prej 1 minutash

ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, shpallja e tij në kërkim është bërë me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tij.

I dyshuari Albert (Sylejman) Sylaj ka lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan.

Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, duke ftuar të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tij që të njoftojnë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë