Kalo te përmbajtja / Skip to content
Kulturë

Origjina indiane të serbëve! Teoria e figurave të mëdha të kulturës, kishës dhe akademisë serbe

AutoktonPublikuar më 26.8.2026Përditësuar më 26.8.2026Lexim prej 4 minutash

Nga teologu i shenjtëruar te “historiani” — teoria e origjinës indiane të serbëve dhe çfarë thotë akademia serbe vetë

Midis teorive që kanë lulëzuar në letërsinë dhe kulturën serbe gjatë shekujve XIX dhe XX, njëra nga më ekzotiket dhe më pak e njohur për opinionin ndërkombëtar është pretendimi se serbët origjinen e kane nga India. Jo si metaforë e largët — por si pretendim historik dhe gjeografik konkret. Dhe burimet? Janë vetë serbët — figura të mëdha të kulturës, kishës dhe akademisë serbe.

Nikolaj Velimirović: India si “pramatria jonë racore”

Nikolaj Velimirović (1880–1956) është ndoshta figura fetare më e rëndësishme e kishës ortodokse serbe të shekullit XX. Peshkop, teolog i shquar dhe predikues i njohur, ai u shenjtëzua nga Kisha Ortodokse Serbe në vitin 2003.

Gjatë qëndrimit të tij në nënkontinentin indian, Velimirović shkroi Letrat Indiane (Indijska Pisma), ku hodhi themelet e një teorie specifike: serbët janë shpirtërisht dhe racialisht të lidhur me Indinë e lashtë, te cilen ai e quante “pramatria racore” (rasna pramati) e popullit serb.

Velimirović shkruante:

“Fati na ndau nga India, edhe para lindjes së Krishtit, dhe na drejtoi nëpër Europë dhe Azinë e Vogël drejt Ballkanit. Por megjithëse të ndarë fizikisht, nuk u ndamë kurrë shpirtërisht nga atdheu ynë i lashtë, India. Fjalët sanskrite, zakonet, mistika, legjendat, proverbat, baladat popullore, këngët fantastike rreth njerëzve që kthehen në gjarpërinj dhe kafshë të tjera — të gjitha janë ruajtur tek ne serbët në masë shumë më të madhe se tek popujt e tjerë indoeuropianë.”

Pretendimi i tij gjuhësor ishte po aq i guximshëm: “Vetë fjala Serb ka origjinë sanskrite dhe kuptimi i saj i saktë nuk dihet.” Ai i konsideronte gjithashtu domethënës faktin se asnjë popull tjetër europian nuk e ka zanoren “r” — përveç indianëve dhe serbëve.

Velimirović shkruante edhe:

“India është thesar i pasur i pasurisë mistike, sociale dhe filozofike. Mistika e njerëzimit — në kuptimin fetar — nuk ka pasur kurrë kaq kuptim praktik sa në Indi.”

Prof. Dr. Momir Jovič: “Nga Indi dhe Gangu deri në Atlantik”

Nëse Velimirović ishte teolog dhe mistik, Prof. Dr. Momir Jovič — autor i librit Srbi pre Srba (“Serbët para serbëve”), botuar nga shtëpia botuese Doroteus — i paraqiste të njëjtat teza si pretendim historik.

Në faqet 128–129 të librit të tij, Jovič citon teorinë e Adolf Piquet-it, sipas së cilës, rreth 2000 vjet para Krishtit, serbët ishin populli që “shtrihej nga Indi dhe Gangu deri në Atlantik.” Ai diskuton gjithashtu se kur serbët “u ndanë nga indianët” dhe si lidhen kjo me Vinčanin — sistemin primitiv të shkrimit neolitor të Ballkanit.

Jovič mbështetet dhe te P. J. Šafárik, filolog çek-sllovak i shekullit XIX, i cili kishte propozuar se sllavët e kishin marrë shkrim-leximin nga India — edhe pse vetë Šafárik e formulonte si hipotezë të kujdesshme, jo si fakt.

Çfarë thotë akademia serbe vetë?

Ajo që e bën këtë histori edhe më të plotë është reagimi i akademisë serbe ndaj këtyre teorive.

Revista Kultura — botim shkencor serb i teorisë dhe sociologjisë së kulturës (nr. 181/2023, ISSN 0023-5164) — ka botuar artikullin e Olivera Dragišić me titullin e qartë: “India si inspirim në veprat e pseudohistorianëve” (Indija kao inspiracija u delima pseudoistoričara).

Dragišić analizon si koleksioni i këngëve Indijska rukoved shërbeu si platformë për pseudohistorianë serbë, duke lidhur toponimet e Serbisë me Indinë. Ajo argumenton se ky narracion i konstruktuar, sipas të cilit serbët para Konstantinit kishin qytetërim indian, “e zhvendos historinë kombëtare dy mileniumë prapa” dhe “veçanërisht i habit historianët që nuk merren me historinë e serbëve para Porfirogenitit” — pasi teorite e origjinës indiane e shesin nacionin serb si babanë e qytetërimeve.

Ky artikull, i botuar vetë në revistën kryesore serbe të shkencave kulturore, ka vlerën e një vetë-rrëfimi: akademia serbe e ka etiketuar qartë këtë traditë intelektuale si pseudohistori.

Vlerësimi historik

Historiografia kryesore dhe gjenetika nuk mbështesin pretendimet e origjinës indiane të serbëve. Sllavët — përfshirë serbët — janë pasardhës të popujve të Europës Lindore dhe Qendrore, që migruan në Ballkan gjatë shekujve VI–VII pas Krishtit. Mbërritja e sllavëve në Ilirik, është e dokumentuar, po ashtu edhe integrimi i tyre në krishtërim në këtë periudhë. Një kulture që e mësuan nga popullsitë ilire vendase. Ngjashmëritë midis gjuhëve sllave dhe sanskritishtes shpjegohen thjesht me prejardhjen e tyre të përbashkët indoeuropiane — jo me ndonjë migrim të drejtpërdrejtë nga nënkontinenti indian.

Ky fenomen zbulon diçka të rëndësishme përtej gabimit historik: si lëvizjet nacionaliste ndërtojnë mitologji historike për të legjitimuar identitet dhe pretendime. Teori të tilla gjallojnë edhe sot në mendësinë pseudohistorike serbe. Pra qartazi shumë serbë, edhe nga sfera akademike, kanë prirje për të besuar atë që u pëlqen e jo atë që është fakt empirik shkencor. Kur figurat fetare — të shenjtëruara — dhe profesorë universitarë  i japin autoritetin e tyre teorive të tilla, ndikimi kulturor mund të jetë i thellë dhe afatgjatë.

Artikuj të ngjashëm