“Albini u jep qytetarëve, këta vetëm u marrin” – Zana Avdiu shpërthen pas shtrenjtimit të parkingut në Prishtinë

Analistja Zana Avdiu ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, pas rritjes së tarifave të parkingut në kryeqytet, duke e krahasuar politikën e çmimeve në nivel lokal me masat financiare të Qeverisë së Kosovës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Avdiu ka vlerësuar kryeministrin Albin Kurti për rritjen e shtesave dhe pagesave, ndërsa ka kritikuar politikanët e tjerë që, sipas saj, në vend se t’u ofrojnë përfitime qytetarëve, ua rrisin çmimet.
Postimi i plotë i Zana Avdiut:
Prishtina i paska rrite tarifat per parking.
A ka naj politikan tjeter qe iu jep dicka qytetareve te ktij vendi, pervec Albin Kurtit, a vec qe ju merr?
Rrit shtesat e pagesat Albini, kta tjeret rrit cmimet.
Katastrofe tybe.
Artikuj të ngjashëm



