“Kush ua dha mandatin Tërnavës dhe BIK-ut të flasin në emër të qytetarëve të Kosovës?”

Naim Tërnava e Bashkësia Islame e Kosovës nuk i përfaqësojnë qytetarët e Kosovës dhe nuk kanë mandat të flasin në emër të tyre.
Kosova është shtet demokratik, laik dhe me orientim euroatlantik. Bashkësia Islame e Kosovës mund të flasë brenda institucionit të saj fetar dhe t’u drejtohet vetëm strukturave dhe hoxhallarëve të saj. Nuk ka mandat të flasë në emër të popullit të Kosovës.
Madje, ky institucion ka humbur çdo të drejtë morale për të pretenduar se përfaqëson shqiptarët e besimit islam në Kosovë, kur nuk denoncon dhe nuk distancohet nga hoxhallarë të së njëjtës bashkësi që përbuzin simbolet kombëtare, ofendojnë figura kombëtare dhe sulmojnë vlerat tona kombëtare e historike.
Nuk mund të heshtësh përballë poshtërimit të kombit dhe pastaj të pretendosh se flet në emër të tij.
Shqiptarët po kalojnë një proces të fuqishëm të rikthimit te vlerat dhe rrënjët e tyre autentike historike e kombëtare, përfshirë edhe trashëgiminë katolike të të parëve tanë. Një institucion fetar që pozicionohet kundër këtyre vlerave nuk mund të pretendojë të jetë zëri i shqiptarëve.
Po aq serioze janë edhe pretendimet e ngritura në dokumentet e publikuara të Prokurorisë së Kosovës, ku Bashkësia Islame e Kosovës përmendet në një kontekst që ngre dyshime serioze lidhur me shërbimin ndaj interesave serbe dhe përpjekjeve për destabilizimin apo rikthimin e ndikimit serb në Kosovë. Këto janë pretendime që duhet të hetohen dhe të sqarohen plotësisht, jo të fshihen nën heshtje.
Prandaj, Bashkësia Islame e Kosovës duhet ta kuptojë një gjë të thjeshtë:
Kosova nuk është pronë e asnjë bashkësie fetare. Populli nuk është pronë e asnjë hoxhe. Dhe identiteti kombëtar shqiptar nuk negociohet me askënd.
Në emër të shqiptarëve flet populli shqiptar, e jo një institucion fetar.
Blerim Nika
29.08.2026
Çeta "Pjetër Bogdani"



