Kalo te përmbajtja / Skip to content
Opinion

Latifi: 24 hektarë Manastirit të Deçanit, katolikëve shqiptarë s’u lejohet ndërtimi i një faltoreje, me këto mend kurrë s’hyjmë në BE e NATO

AutoktonPublikuar më 20.8.2026Përditësuar më 20.8.2026Lexim prej 1 minutash

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi tha se shteti është në “mjerim moral”.

Ai kujtoi se ky Kosova “ia ka dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit” dhe nuk është në gjendje që “një grushti katolikësh shqiptarë t’ua garantojë të drejtën kushtetuese për të pasur një faltore të tyre në një katund periferik të Vushtrrisë”.

Latifi iu referua protestës së disa persona kundër ndërtimit të një kishe në Zogaj të Vushtrrisë.

“Sa për kujtesë: Qeky shtet ia ka dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit. Vëmendje: 24 hektarë. Ky territor pothuajse ka status të ekstraterritorialitetit. Dhe po i njëjti shtet nuk është në gjendje, sepse nuk do, që një grushti katolikësh shqiptarë t’ua garantojë të drejtën kushtetuese për të pasur një faltore të tyre në një katund periferik të Vushtrrisë. Çka me thënë tjetër për ta treguar mjerimin moral të këtij shteti? S’ka nevojë. Mjafton kaq”, shkroi ai.

“Me këto mend mendoni me hy në BE, NATO e në mekanizma të tjerë të botës së qytetëruar?”, pyeti Latifi. “Kurrë. S’ka shansë. As teorike”, tha ai.

“Me këto mend keni me përfundu në një lloj getoje, ku njerëzit të vetmen punë që do dinë të bëjnë është t’ia hanë kokën njëri-tjetrit, ndërsa ajo që quhet shtet modern demokratik e libreal do të mbetet veç një fjalë boshe. Saktësisht qysh e do Serbia”, shkroi ai.

Artikuj të ngjashëm