Olsi Jazexhiu duhet të hetohet për lidhjet e tij të dyshimta me iranianët dhe sllavo-otomanët

Olsi Jazexhiu është kthyer prej kohësh në një zë që, përmes deklaratave dhe interpretimeve të tij, kundërshton dhe denigron pjesë të rëndësishme të historisë, figurave dhe vlerave kombëtare shqiptare.
Të kritikosh historinë është e drejtë, por të përdorësh historinë për të zhvlerësuar identitetin, figurat kombëtare dhe sakrificat e shqiptarëve është një tjetër gjë.
Skënderbeu, Rilindja Kombëtare, gjuha shqipe, kultura dhe simbolet tona nuk janë krijime të rastësishme që mund të fshihen apo përqeshen sipas interesave ideologjike të kujtdo, ato janë pjesë e kujtesës dhe identitetit të një kombi që ka mbijetuar ndër shekuj.
Prandaj, ndaj çdo personi që del publikisht kundër këtyre vlerave duhet të ketë kundërpërgjigje të fortë intelektuale, historike dhe qytetare.
Nëse pas deklaratave të tij ekzistojnë edhe financime apo lidhje të huaja që synojnë ndikimin mbi opinionin shqiptar, kjo duhet të hetohet nga institucionet dhe të provohet me dokumente.
Dyshohet se ky financohet nga shërbimet sekrete iraniane dhe sllavo-otomanët.
Prandaj askush nuk është mbi ligjin, ne nuk kërkojmë censurë, kërkojmë të vërtetën, nuk kërkojmë hakmarrje, kërkojmë përgjegjësi.
Historia shqiptare nuk mund të shkelet, përqeshet apo relativizohet për interesa ideologjike.
Kushdo që prek historinë, dinjitetin dhe vlerat e Kombit Shqiptar, do të përballet me zërin e shqiptarëve.
Kombi shqiptar ka histori, ka heronj, ka kulturë dhe ka dinjitet, dhe këto nuk i nënshtrohen askujt.
Artikuj të ngjashëm


Dëshmi mbi “Mollën e Kuqe” dhe kufirin e vërtetë mes Shqipërisë dhe Serbisë

