Si përdoret Amerika në tradhtitë pro-serbe në Shqipëri dhe në Kosovë?!

“Aftësia e kryministrit pro-serb të Shqipërisë, Edi Rama, për të përdor Amerikën si trampolinë të kalimit dhe realizimit të projekteve serbe në Shqipëri e në Kosovë i ka sjellë të dyja shtetet tona në buzë të greminës”
Disa medie proqeveritare lajmëruan se Christopher Hyland punon prej dy vitesh për krijimin e shtetit të bektashinjve në territorin e Shqipërisë. Kësisoj merret vesh se kryeministri i Shqipërisë së bashku me trafikanin e quajtur Baba Mondi nuk kanë qëndruar indiferentë. Ndërsa ne merremi me njëri-tjetrin, Edi dhe Edmondi punojnë pa pushim për ta shkatërruar sovranitetin e Shqipërisë. Kampet italliane në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës ishin thjesht një test. Testin e pare ata e kaluan me gjykatësit armiq të vendit të tyre në kushtetuese, të cilët pranuan që ekstraterritori italian në Shqipëri të ligjërohet nga pikëpamja ligjore. Testi i dytë ishte ai me shqiptarët. Sa po reagojnë ata? A po e harrojnë kaq shpejt deklaratën e padishahut në OKB për këtë shtet? Si po sillen ata me pikëpamje të tilla që çojnë në cënimin e integritetit territorial?
Por në këtë rast nuk po ndalem në pyetjet e mësipërme. Mediet qeveritare duke dhënë lajmin se, „prej dy vitesh po punohet për ngritjen e shtetit bektashi”, kanë shpifur dhe kanë shpikur diçka të turpshme. Që në titull të shkrimeve njoftojnë se “Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton thotë se disa njerëz prej dy vitesh po punojmë për krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri”! Bie në sy status i amerikanit Hyland. Këto medie shkruajnë se Christopher Hyland na paska qenë këshilltar i presidentit Clinton. Hyra në faqen e këtij amerikani të njohur, por në CV e tij nuk thuhet askund se ai ka qenë ndonjëherë këshilltar i ndonjë presidenti amerikan. Kjo mund të llogaritet edhe nga mosha e tij. Hyland sot është 56 vjeç. Kur Clinton ishte në vitin e fundit të presidenbcës së tij, Christopher Hyland ishte 30 vjeç. Një moshë krejt e papërshtatshme për të qenë këshilltar. Ndërsa në fillimin e presidencës së Clinton, Hyland ka qenë vetëm 22 vjeç! Pra mediet proqeverisë shqiptare shpifin, shpikin dhe këtu fle e gjithë historia e tradhtive ndër ata politikanë shqiptarë që punojnë për interesat e armiqve tanë, sidomos të Serbisë.
Të gjitha tradhtitë e Edi Ramës janë justifikuar me “mbështetjen amerikane“! Kur kryeministri i Shqipërisë mori përsipër projektin e presidentit të Serbisë për ndarjen e Kosovës, ai pati deklaruar se për këtë projekt „ka mbështetje amerikane“! Madje me këtë version dërgoi Baton Haxhiun te Hashim Thaçi, me qëllim që t’i thoshte se “Rama ka biseduar me përfaqësues të Departamentit Amerikan dhe ata kanë thënë se, nëse Thaçi nuk e mbështet atë, ai do të përfundojë në Gjykatën Speciale të Hagës“! Me këtë rast merret vesh pse Edi Rama fluturoi me helikopter nga Tirana në Prishtinë për të imponuar miratimin në parlamentin e Kosovës të këtij tribunali. Ishte kjo lëvizje pjesë e projektit të Aleksandër Vuçiq, me qëllim që Thaçit të mund t’i bëhej presioni i duhur për të punuar për axhendën serbe në Kosovë.
Më vonë erdhi Open Balkan. Edhe në këtë rast u përdorën miqtë e Edi Ramës dhe të Aleksandër Vuçiq në Uashington e New York si Alex Soros, Escobar etj, për të thënë se ai projekt „kishte mbështetjen amerikane“! Dhe publiku e besoi këtë përrallë. Ne që nuk e besuam na quajtën „anti-amerikanë“! „Mbështetja amerikane“ e Open Balkan i duhej dyshes serbe të projektit të Beogradit, Ramës dhe Vuçiq, me qëllim që të bënin presion tek tri shtetet ballkanike, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, që të bëheshin pjesë e nënshtrimit ndaj Serbisë së Aleksandër Vuçiq dhe Edi Ramës. Dhe jo vetëm në këto dy raste. Në të gjitha veprat e korrupsionit të qeverisë shqiptare, në kanabizimin e vendit dhe kriminalizimin e shtetit, Edi Rama ka spekulluar me „mbështetjen amerikane“, sepse në fakt ka patur mbështetjen e pakufizuar të dy-tre ambasadorëve amerikanë në aferat e tij.
Tani jemi në një situatë të ngjajshme. Po bëhen përpjekje për të krijuar të ashtuquajturin „Shteti i bektashinjve“ në territorin e Shqipërisë. Një nga sponsorët dhe ideatorëët e këtij shteti, për të cilin shkrova në komentin e kaluar, pikërisht ky Christopher Hyland, paraqitet rrejshëm si ish-lëshilltar i presidentit Clinton. Pse ndodh kjo? Me qëllim që t’u thuhet shqiptarëve se „Derisa punon për këtë projekt një ish-këshilltar i presidentit që çliroi Kosovën, atëherë duhet ta pranojmë krijimin e shtetit bektashi e më pas edhe të shtetit ortodoks serb në Kosovë sipas të njëjtit model“. Aftësia e kryministrit pro-serb të Shqipërisë, Edi Rama, për të përdor Amerikën si trampolinë të kalimit dhe realizimit të projekteve serbe në Shqipëri e në Kosovë i ka sjellë të dyja shtetet tona në buzë të greminës. Ka dashtë Zoti që deri më sot kemi shpëtuar disi. Por tani është koha që t’i thuhet ndal kësaj manovre tradhtie për interesat e kombit shqiptar! Mjaft është mjaft!



