Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Andin Hoti: Historia e luftës çlirimtare nuk mund të rishkruhet

AutoktonPublikuar më 12.9.2026Përditësuar më 22.9.2026Lexim prej 1 minutash

Ministri i Punës dhe Vlerave të Luftës, , ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet nesër, më 12 shtator, në Prishtinë.
Përmes një postimi, Hoti ka deklaruar se marshi do t’i kushtohet lirisë, drejtësisë dhe, siç shprehet ai, “të vërtetës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Historia e luftës çlirimtare nuk mund të rishkruhet”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se për popullin e Kosovës UÇK-ja përfaqëson “themelin e lirisë dhe të shtetit tonë”, ndërsa ka përmendur 12 qershorin 1999 dhe 17 shkurtin 2008 si data që, sipas tij, përbëjnë momente vendimtare në historinë e Kosovës.

“Bashkë, në Marshin për Liri!”, ka përfunduar Hoti thirrjen e tij.

Artikuj të ngjashëm